Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim boksierin shqiptar, kampionin në versionin IBF, Florian Marku, për të cilin tha se me triumfin e fundit në Londër bëri krenarë të gjithë shqiptarët. Në mënyrë simbolike, ai i dhuroi kampionit shqiptar Kullën e Sahatit të Tiranës. “Na ke ngritur kokën në një moment shumë të vështirë. Para dy vitesh patëm një tërmet të fortë, pastaj pandemia – e kemi pasur kokën ulur jo prej fajeve tona, por prej disa sfidave që nuk i kërkuam. Të falenderoj që na frymëzove dhe na bëre shumë shumë krenarë”, u shpreh ai.