Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për protestën e nesërme para bashkisë. “Nesër mbarë Shqipëria, kombi shqiptar kudo që ndodhet, ka sytë, mendjen dhe zemrën tek veprimi juaj, zemërimi juaj, fitorja juaj në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Berisha.