Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot pjesë e tryezës “Tirana City Talks”, me urbanistë e arkitektë, të cilët diskutuan për ndërtimet dhe hapësirat publike, se si ato ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në fjalën e tij, Veliaj preku çështjen e ndërtimeve në Tiranë dhe nevojën që ka qyteti për t’u zhvilluar, pikërisht sepse është kthyer në një Kryeqytet me mbi një million banorë.