Top Channel/ Veliaj nxjerr SMS: Çfarë i shkroi Ajolës oficeri i BKH
06/03/2025 19:44

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka bërë një tjetër reagim të gjatë nga burgu, ku thotë se po qëndron “pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik”. Kësaj here ai tregon një nga arsyet pse po qëndron në burg duke iu referuar faqes 277 të dosjes së tij për sjelljen që ka pasur me hetuesit e BKH-së. Veliaj përmend emrin e hetuesit Samet Gurguri, i cili, një ditë të shtune, pasi bashkëshortja e tij Ajola kishte dëshmuar për më shumë se 9 orë në SPAK, i ka dërguar një mesazh për t’u paraqitur sërish në organin e akuzës. Veliaj thotë se vetë ai po udhëtonte drejt Uashingtonit. “Besoj bëra atë që do të bënte çdo burrë, i rashë telefonit të numrit anonim për të kuptuar se cili nëpunës shteti komunikon me Whatsap të shtunën në sabah me një grua, nënë, në prag të Vitit të Ri? Numri nuk u përgjigj. Teksa avioni bëhej gati për nisje, duke qenë se u bë e përsëritur, që sapo largohesha nga jashtë vendit, Olsi i sulej familjes sime, i shkruaj me sms këtij Sametit “është ditë e shtunë – sabat, shabat – edhe Perëndia pushoi të shtunën” dhe i kujtoj se është “turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, e i them thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”, shkruan Veliaj. Ka mjaftuar ky tekst, thotë Veliaj për të shtuar akuzat ndaj tij dhe për të përligjur burgosjen e tij. Kryebashkiaku thotë më tej se hetuesi I BKH-së është aktivist i Partisë Demokratike. “Ah, i bëra edhe një kërkim në Google këtij Sametit e më doli një specialist në Spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë”, shkruan ai.

Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 16:51
Top News – Rregullorja e Kuvendit, përplasje PD-PS. Bardhi akuzon Peleshin: Po injoron Kushtetuesen
10/04 16:01
Top Channel/ Berisha akuzon Ramën për dështim: BE i mbylli dyert Shqipërisë!
10/04 15:18
Top Channel/ Ministri Hoxha vendos bast për BE: Shqipëria do ta marrë IBAR
10/04 15:17
Top Channel/ Subvencione më të varfërve, Ibrahimaj zbulon se qeveria do të ndërhyjë
10/04 15:11
Top Channel/ Çmimet, Rama: Të parët që do ndihmojmë, pensionistët dhe familjet në nevojë
10/04 15:08
Top Channel/ ‘Ligji ushtarak na pengon në punësim’, Pensionisti në njësinë 2: Kërkojmë që…
10/04 14:40
Top Channel/ ‘Negociatat vazhdojnë sipas planit’, Rama: BE na do pranë vetes, po shfrytëzojmë…
10/04 14:38
Top Channel/ ‘Asnjë lekë të mos shkojë në bixhoz’, Rama: Duam të vazhdojmë të rrisim pagat…
10/04 14:27
Top Channel/ ‘E njihni politikën më shumë se 99% e deputetëve’, Rama me pensionistët në njësinë 2
10/04 14:27
Top Channel/ “BE solli dje një breshëri me kushte”, Berisha: Nuk e miratojnë raportin për negociatat
10/04 13:35
Top Channel/ Anëtarësimi ka ngecur në Bruksel? Ministri Hoxha: Tymnajë, Këshilli ka bërë disa pyetje
10/04 13:17
Top Channel/ ‘Me Greqinë kemi një listë të gjatë për tu dakordësuar, Hoxha: Do jemi proaktivë dhe…
10/04 13:02
Top Channel/ Hoxha: Rama i pari kryeministër që i tha Serbisë ne mes të Beogradit për Kosovën
10/04 12:45
Top Channel/ ‘Duam të hyjmë në BE me çfarë do lloj mënyre’, Hoxha: Të mos humbasim asnjë….
10/04 12:35
Top Channel/ ‘Rama nuk ka Miqësi me Serbinë, thjesht interesa’, Hoxha: Në investojmë për fqinjësi…
10/04 12:34
Top Channel/ “U anulua tenderi i portit”, kreu i PD Akuzon Ramën e Ballukun për aferë, thotë se…
10/04 12:23
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Korrupsioni merr fund vetëm nëse dëgjohet zëri juaj
10/04 12:21
Top Channel/ “Doli si hajdut para BE-së me zgjedhjet”, Berisha: Shpresa e vetme e tij është Vuçiç
10/04 12:20
Top Channel/ ‘Ne i kemi bërë detyrat tona’, Hoxha: Shansi jonë të jemi të parët në Zgjerim
10/04 12:20