Etleva Deda është caktuar me short si gjyqtarja e seancës paraprake që do të diskutojë dosja për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Në seancën e parë q ë pritet të mbahet brenda 10 ditësh Deda do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim dosja për Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 të pandehurit e tjerë apo do të kërkojë vazhdimin e hetimeve.