Kanë kaluar 100 ditë nga burgosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, vet Veliaj vijon ta cilësoj burgosjen e tij si një ndalim të padrejtë, pa akuzë për vepër penale. Ai shkruan se po pengohet forcërisht nga ushtrimi i detyrave si kryetar i zgjedhur për 3 mandate në krye të bashkisë së Tiranës.