Top Channel/ Veliaj: Më kanë ndaluar komunikimin, dy muaj në burg pa akuzë
10/04/2025 19:53

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar se sot bëhen dy muaj nga burgimi i tij. Ai thotë se është burgosur pa gjyq dhe pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. “Meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!”, shprehet Veliaj. Reagimi i plotë: Të dashur miq, Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime. Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë.

Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16