Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj mblodhi krerët e PS në Tiranë duke shënuar kështu nisjen e punës për zgjedhjet e vitit 2025. “Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike, e cila është familja më e madhe, më patriotike dhe më progresiste në vend. Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë”.