Dhjetë veteranë lufte janë nderuar në Ditën e Çlirimit të Tiranës për kontributin e tyre në mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Medaljet “për kontributin e pashembullt në luftën për liri, mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe transmetimin te brezat e rinj, të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë Luftës Nacional – Çlirimtare” ua dorëzoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me mirënjohjen e tij.