Top Channel/ Veliaj kallëzim në Prokurori: Më falsifikuan firmën. Njoftimi i Apelit nuk u firmos nga unë
20/01/2026 20:05

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. Kallëzimi lidhet me një dëftesë njoftimi gjyqësore, e administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilën figuron një nënshkrim në emër të Erion Veliajt, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor. Sipas kallëzimit penal, ky nënshkrim nuk është firma e tij, ndërsa verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi i Apelit nuk ka mbërritur asnjëherë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, ku Veliaj ndodhet i paraburgosur. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht me shkresë nga vetë I.E.V.P. Durrës. Në kallëzim thuhet se: mungesa absolute e njoftimit real dhe ekzistenca e një dëftese me nënshkrim jo autentik përbëjnë provë të drejtpërdrejtë të falsifikimit të aktit të komunikimit, me qëllim aktivizimin fiktiv të afateve procedurale për ushtrimin e rekursit në Gjykatën e Lartë. Sipas Veliajt, ky veprim cenon rëndë të drejtën kushtetuese për ankim, sigurinë juridike dhe parimin e procesit të rregullt ligjor, duke synuar realisht humbjen e së drejtës së rekursit përmes përdorimit të një akti zyrtar të rremë. Në kallëzim kërkohet: regjistrimi i menjëhershëm i procedimit penal, ekspertim grafik i nënshkrimit, hetimi i zinxhirit të plotë të personave që kanë hartuar, administruar apo përdorur këtë dokument, si dhe hetimi i çdo vepre tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit, përfshirë shpërdorimin e detyrës. Një kopje e kallëzimit penal i është depozituar gjithashtu Gjykatës së Lartë, si provë se afatet procedurale për ushtrimin e rekursit nuk kanë filluar kurrë ligjërisht, për shkak të mungesës së një njoftimi të vlefshëm.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15