Pas shkarkimit nga detyra si kryebashkiak i Tiranës nga qeveria përmes propozimit të këshillit bashkiak, ka reaguar për herë të parë Erion Veliaj. I kujdesur për të mos shënjestruar mazhorancën socialiste, ai jep një mesazh politik ku thotë se është më i fortë se kurrë në betejë me të ligën. Veliaj ka postuar rrëfimin e një dëshmitari italian që sipas tij kontibuoi në hetimin që u nis nga një anonimat e që përfundoi në izolimin e tij si të ishte drejtues kartelesh.