Terminali Lindor i autobusëve qytetas dhe ndërqytetas në kryeqytet pritet të jetë gati në fund të shtatorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punës në stacionin e ri, i konceptuar si një pikë lidhje ndërmjet transportit urban dhe transportit ndërqytetas dhe atij ndërkombëtar, për të sjellë një shërbim më të mirë për qytetarët dhe lehtësim të trafikut.