Ky vit i ri shkollor do të mbetet në histori për hapjen e më shumë shkollave të reja në Tiranë. Kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me zëvendës/kryeministrin, Arben Ahmetaj inauguruan dy institucionet e reja arsimore në kryeqytet, shkollën e mesme “Kristo Frashëri” dhe shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela” në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.