Parkut të Liqenit të Farkës i shtohen edhe 510 pemë të reja në nisje të solsticit dimëror, e cila njihet edhe si periudha më e mirë për të mbjellë pemë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në pjesën lindore të mushkërisë së dytë të qytetit, e cila ka pësuar një transformim real me investimet e viteve të fundit.