Top Channel/ Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit, e kishte paditur në lidhje me inceneratorët
06/04/2026 19:56

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar çështjen gjyqësore ndaj shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, duke hedhur poshtë akuzat që kishin nxitur një valë hetimesh dhe debati publik në vend për të ashtuquajturën çështjen e inceneratorëve. Në mbyllje të procesit gjyqësor, të zhvilluar pranë Dhomës Penale të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, është përfunduar se të gjitha pretendimet e mëparshme të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti ndaj Veliajt janë të pavërteta. Mësohet se vetë shtetasi italian gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se nuk ka pasur asnjë takim, komunikim apo marrëdhënie me kryebashkiakun, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Longinotti pranon gjithashtu se deklaratat e bëra në media, përfshirë intervista televizive, kanë qenë të motivuara nga premtime për përfitime financiare, duke ngritur dyshime serioze mbi besueshmërinë e burimeve që nxitën hetimin fillestar. Vendimi i gjykatës konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm, pasi rrëzon bazën e akuzave që çuan në një proces të gjatë verifikimesh dhe presioni publik ndaj Veliajt dhe familjes së tij për çështjen e inceneratorëve, dhe duke u përdorur si alibi nga kundërshtarët për zhvillimin e protestave të dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës për një periudhe mbi një vjeçare. Reagimet pas vendimit kanë qenë të shumta, ndërsa mbështetësit e Veliajt e konsiderojnë këtë si një rikthim të së vërtetës dhe një goditje ndaj asaj që ata e cilësojnë si “fabrikim akuzash” me motive politike dhe mediatike. Pas pranimit të shpifjes dhe ndjesës nga z. Longinotti, avokatët e Veliajt nuk kanë kërkuar dënim të mëtejshëm, duke u mjaftuar me zbardhjen e të vërtetës. “Qëllimi i klientit tonë është e vërteta, jo dënimi i njerëzve të përdorur për luftë politike. Ky qëllim u arrit me pranimin e fajit nga i akuzuari për shpifje.” Vetë Veliaj ka deklaruar se do të vijojë betejën ligjore për të mbrojtur integritetin e tij dhe për të nxjerrë në pah përgjegjësit e dëmit të shkaktuar, duke theksuar se rasti duhet të shërbejë si një mësim për përgjegjësinë që mbartin deklaratat publike.

Top News – ‘Naftën e shtrenjtojnë taksat’. Berisha: Rama tallet me qytetarët, thotë po e ul 8 lekë
06/04 20:32
Top News – Berisha: Rama po tallet me ju, thotë po e ul 8 lekë naftën
06/04 20:27
Top Channel/ Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit, e kishte paditur në lidhje me inceneratorët
06/04 19:56
Top Channel/ Berisha do ballafaqim me Ramën! Dosja “Partizani”, kreu i PD: Le të vijë…
06/04 12:24
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
06/04 10:29
Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13