Top Channel/ Veliaj: Do vazhdoj luftën për Tiranën. Pas përndjekjes nuk u gjet asnjë shkelje
30/07/2025 15:23

Kryetari i Bashkisë Tiranë, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, mohon sërish akuzat që rëndojnë ndaj tij. Veliaj e nis me përshkrimin e momentit kur agjentët e BKH-së i shkuan në qeli për t’i komunikuar akuzat, që me ironi i krahason me akuzat gjatë sistemit komunist, ku të përndjekurit politikë dënoheshin për ‘agjitacion e propagandë’. “Uroj të jeni mirë të gjithë, e teksa përgatiteni të shkoni për pushime me familjet tuaja, ju lus të më kushtoni pak minuta, si përgjigje për letrat tuaja të shumta, pas 6 muajsh burg paradhënie në Durrës. Javën e kaluar, pesë agjentë të BKH-së mbërritën në IEVP Durrës për të më komunikuar akuzën, edhe pse kisha autorizuar avokatët ta merrnin dosjen në Tiranë. Një orë përpara mbërrijnë fillimisht mediat, të cilat njoftohen sistematikisht për spektaklin me të burgosurin 9216 – qartazi, as nga unë e as nga avokatët, se s’kishim dijeni për vizitën. Asnjë habi këtu! Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima, në shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë, Kushtetutës së vendit dhe të drejtave themelore të njeriut, kushdo qoftë njeriu e puna e tij. Mora kohën të lexoja akuzën, e cila ishte copy-paste me kërkesën e paraburgimit, shto këtu përgjimet me familjen, të 9216-ës, nga telefoni i burgut dhe furgoni i burgut, ku pas tre ditëve maratonë për masën m’u desh të qetësoja familjen për këtë ndarje therëse prej tyre dhe qytetit, të cilin e dua dhe i shërbej. Këto shtesa të akuzave për “agjitacion e propagandë” në burg, shërbejnë vetëm për të theksuar se sa e dobët është akuza fillestare, sa të cekta provat, dhe sa në siklet duhet të ndihen prokurorët e mi për hetimin e tyre. Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një innuendo – thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë“. Ai këmbëngul se në punën e tij si ministër e më pas si kryetar bashkie, nuk i është gjetur shkelje.

Top Channel/ Rama në Berat: Sikur të mbyllnim fare Parlamentin me pagat e 140 deputetëve,larg qoftë…
10/04 20:46
Top Channel/ “Abuzime me naftën e fermerëve”! Rama: Po e përdornin për qëllime të tjera
10/04 19:57
Top Channel/ “Mos e ul kokën për asgjë”, Rama i përgjigjet pensionistes: Eja trajno deputetët e PS
10/04 19:47
Top Channel/ Takimi me pensionistët në Berat, Rama: Na ka rënë barra ta çojmë vendin në BE
10/04 19:29
Top Channel/ “Jemi në rrugën e duhur”, Rama pensionistëve në Berat: BE nuk flet llafe, por fakte
10/04 19:28
Top Channel/ “Dalin pa laps e letër në klubet e natës”, Rama: Kreu i opozitës nuk dinte shumëzimin
10/04 19:18
Top Channel/ Rama me pensionistët në Berat: Po të shpërndanim pagat e deputetëve për pensionet…
10/04 19:15
Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 17:41
Top News – Skemë e re për pensionistët që punojnë. Rama: Çdo muaj janari, rritje të pensioneve
10/04 17:16
Top Channel/ “Jam një shfrytëzues…”, Rama sipërmarrësve në Berat: Bashkimi bën fuqinë, por…
10/04 17:15
Top Channel/ “Do të jetosh një eksperiencë, eja në Berat”, Rama: Nuk është thjesht një qytet, por…
10/04 17:14
Top Channel/ Integrimi në BE, Rama: Kemi 1001 arsye, por edhe sfida, ndër to siguria ushqimore
10/04 16:59
Top Channel/ “Oreksi vjen duke ngrënë”, Rama nga Berati: Nafta në bujqësi ka qenë një sfidë e madhe
10/04 16:58
Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 16:51
Top News – Rregullorja e Kuvendit, përplasje PD-PS. Bardhi akuzon Peleshin: Po injoron Kushtetuesen
10/04 16:01
Top Channel/ Berisha akuzon Ramën për dështim: BE i mbylli dyert Shqipërisë!
10/04 15:18
Top Channel/ Ministri Hoxha vendos bast për BE: Shqipëria do ta marrë IBAR
10/04 15:17
Top Channel/ Subvencione më të varfërve, Ibrahimaj zbulon se qeveria do të ndërhyjë
10/04 15:11
Top Channel/ Çmimet, Rama: Të parët që do ndihmojmë, pensionistët dhe familjet në nevojë
10/04 15:08
Top Channel/ ‘Ligji ushtarak na pengon në punësim’, Pensionisti në njësinë 2: Kërkojmë që…
10/04 14:40