Bashkia e Tiranes ka nisur një aksion për të transformuar infrastrukturën rrugore në çdo lagje të Tiranës. Erion Veliaj inspektoi në orët e vona të natës, punimet qe po kryhen në rrugën Ndreko Rino në njësinë numër 5, kur intensiteti i punës është më i lartë për shkak të qarkullimit të kufizuar të makinave.