Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Megi Finon, vajzën e ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino, i cili humbi jetën nga Covid-19 në muajin mars të vitit të kaluar, inspektuan sot ecurinë e punimeve në shkollën që do mbajë emrin e tij. Veliaj tha se shtatorin e ardhshëm shkolla do jetë gati për të pritur nxënësit e zonave përreth.