Erion Veliaj i bëri thirrje demokratëve të ndëshkojnë me votë Ilir Metën duke e refuzuar ta votojnë më 14 maj. “Fyerje më të madhe për demokratët, t’i çosh si cjapi te kasapi e të votojnë Ilir Metën, s’ka”, u shpreh Veliaj. “Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak.”