Erion Veliaj kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin, duke argumentuar se ky akt është i paligjshëm dhe antikushtetues. Sipas tij, neni 115 i Kushtetutës është norma themelore që përcakton qartë se një kryetar bashkie mund të shkarkohet vetëm në rastet kur provohet një shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjit.