Fshati Velçë i bashkisë së Selenicës, një nga fshatrat më të mëdhenj të luginës së Lumit të Vlorës, po përjeton largimet masive të banorëve. Ky fshat njihet për shpellat e kohës së Neolitit të cilat mund ta kishin kthyer këtë fshat në një zonë të rëndësishme turistike, po jo vetëm që nuk i është dhënë asnjë vëmendje, por është lënë në harresë aq sa banorët po largohen nga ky fshat.