Shpërthimi në bordin e batiskafit të saji mori jetën të pesë personave në bord, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithë botës. Pasagjerët kishin shpenzuar 250 mijë dollarë për atë që në fund rezultoi një biletë drejt vdekjes. E megjithatë OcenGate duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga ekspeditat e saj. Në faqen zyrtare të kompanisë ende mund të shihni oferta për udhëtime drejt mbetjeve të Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.