Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur. Ky është bilanci I rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e kësaj të diele. Ela Dhimaku 22 vjece ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip Audi të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjece ishte pasagjere. Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër. Antonela Zhupa 24 vjece rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës