“Parlamenti Evropian do të jetë zëri i Shqipërisë brenda Bashkimit Evropian. Sepse Bashkimi Europian pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor ka një boshllëk të madh dhe të dukshëm”. Kështu shprehej Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, gjatë një takimi me kryetaren e parlamentit shqiptar, në dhjetor të vitit 2021.