Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të martë në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër. Gruaja, e identifikuare si Aksinja Lulo, është rrëzuar nga hapësira mes dy pallateve. Nuk dihet si ka ndodhur ky incident tragjik. Banorët e pallatit kanë qenë ata që kanë parë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.