Top Channel/Vdes Colin Powell, sekretari “i ndershëm” amerikan i shtetit, mediat:” E vrau Covid”!
18/10/2021 18:49

Colin Powell, i pari afrikano-amerikan i emëruar sekretar shteti në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare nga komplikacionet e Covid. Ish oficeri ushtarak u vendos në krye të diplomacisë së vendit të tij në vitin 2000, kur president i Shteteve të Bashkuara ishte George W Bush. "Ne humbëm një bashkëshort, një baba, një gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur", thuhet në deklaratën e familjes së tij. Powell ka qenë një këshilltar ushtarak i besueshëm i një numri të madh të politikanëve kryesorë amerikanë. Ai patu shërbyer në luftën e Vietnamit, një përvojë kjo që më vonë e ndihmoi në përcaktimin e strategjive të tij ushtarake dhe politike. Ish shefi shtabi dhe ish gjeneral, Powell, që i shërbeu katër presidentëve, krijoi reputacionin e një njeriu të ndershëm, që i largohej sherreve politike e shihej si një aset në korridoret e pushtetit. Ai nuk arriti megjithatë ta kapërcente jehonën e fjalimit të vet shkurtin e viti 2003 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë në Irak, ku provat që ai ofroi rezultuan më pas të pavërteta. “Ajo ishte një njollë, që do të mbetet gjithmonë pjesë e të dhënave të mia; ishte e dhimbshme atëherë e mbetet e dhimbshme edhe tani”, u shpreh ai në një intervistë për ABC në 2005-sën, ku rrëfeu pengun e vet të madh.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58