Vdiqën nga asfiksia, shkruan The Sun, duke e vendosur këtë fjalë brenda thonjëzave sikur kërkon të tregojë se kjo gjë tingëllon vërtet mjaft e cuditeshme. Artikulli i gazetës së njohur britanike mbi vdekjen e katër turistëve rusë në një hotel luksoz të Qerretit thekson se ata vdiqën në një mënyrë mjaft të cuditëshme njëri pas tjetrit dhe thotë se kjo ngjarje është e rrethuar me mister.