Injorimi nga Gjykata Speciale e gjendjes shëndetësore të Enver Sheshit solli dhe pasojën fatale ku pasditen e 7 janarit ai ndërroi jetë në QSUT si pasojë e një ataku kardiak pa mundur të marrë ndihmë të specializuar për shkak të masës arrest me burg në të cilën ndodhej. Sheshi i kishte parashtruar shkaqet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi më 29 dhjetor.