Vdekja e katër turistëve rusë po hetohet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Kjo e dhënë konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme që e pyetur nga TCH se për çfarë vepre e ka referuar policia e Kavajës vdekjen e bashkëshortëve Natalia dhe Sergei Burenkova të vajzës së tyre Ekaterina dhe të partnerit të saj Nikita u përgjigj ‘për vrasje’.