Qytetarë në disa prej qyteteve të vendit kanë protestuar në mënyrë paqësore pas vdekjes së të riut Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës. Protesta e heshtur dhe paqësore e thirrur nga PD disa orë më parë, po mbahet me moton “Stop vrasjes në komisariate”.