Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit shqiptar që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, ka dhënë një prononcim për Top Channel, ku ka bërë thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri. Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar.