Familjarët e 3 vjeçarit i cili humbi jetën pasi u mbyt në rrethana ende të paqarta në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier kërkojnë drejtësi për djalin e tyre pasi nuk besojnë që është mbytur aksidentalisht. Të prekur dhe në lot, nëna dhe daja i djalit thanë se nuk janë të kënaqur me hetimet dhe kërkojnë takim me prokurorin gjë që deri tani nuk ka qenë e mundur.