Në 15 gusht ka nisur faza e dytë e aplikimeve online përmes portalit e-albania për regjistrimet e fëmijëve në klasë të parë dhe të dhjetë. Ky proces përfundon në datë 30 gusht. Ndryshe nga institucionet arsimore publike , në institutet e vecanta për fëmijët që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë regjistrimi i fëmijëve realizohet me praninë fizike të prindërve në shkollë.