Shqiptarët me diplomë zgjedhin të lënë vendin, rreth një e katërta e tyre, tregon raporti më i fundit i tranzicionit të Berzh. Por të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se jo vetëm “truri largohet”, por emigrimi ndodh edhe nga rinia për arsye edukimi. Një në 4 emigrantë shqiptarë të moshës nën 30 vjeç po ndjekin arsimin e lartë jashtë.