Top Channel/ Vazhdojnë shpërthimet në Veri. EULEX: Po qarkullojnë individë me armë dhe të maskuar
20/12/2022 19:29

Në veri të Kosovës situata vijon të jetë e tensionuar , ndërsa herë pas herë regjistrohen shpërthme nga lëndë shpërthyese, i fundit ishte në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës e cila banohet kryesisht nga shqiptarë. Për ditë të tëra tanimë, barrikadat e ngritura nga serbët lokalë, vazhdojnë të bllokojnë rrugët në veri, ndërkohë që forcat e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Edhe Njësia e Formuar Policore e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë në bashkëpunim me KFOR vazhdon patrullimet e saj në terren, por cilëson se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese dhe e tensionuar. “jemi dëshmitarë të një pranie shqetësuese të të armatosurve, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara, në veri të Kosovës. Kjo është e papranueshme. Jemi dëshmitarë të vendosjes së barrikadave shtesë, të cilat duhet të hiqen menjëherë. Ato janë të paligjshme dhe pengojnë lirinë e lëvizjes. “, thotë Eulex. “Ajo që tani është e rëndësishme është që situata të de-eskalohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të përmbahen nga veprimet më provokuese. “, thotë me tej. EULEX-i. por nga tjetër Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, thotë se barrikadat do hiqen “kur të lirohen gjithë serbët e arrestuar, e tërhiqen policët e Kosovës nga veriu”. Ndërkohë që një zhvillim i ri por edne i paqqartë po ndodh në veri, sipas raportimeve të mediave në kosovë .sipas tyre 6 qytetarë nga komuniteti serb janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë. Sipas kosovapress dy gra u rrëmbyen vetëm sot, si pasojë e larjes së hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike. Pamjet: AFP

Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
DIGITALB DIGITALB