Shumë ditë pas zjarrit masiv në fushën e mbetjeve në Vlorë, vatrat e zjarrit të pafikura vijojnë të prodhojnë tym. Ndërkohë këtë të hënë tymi nuk ka kursyer deri zonën mbi Sazan e Zvërnec. Era që fryn nga lindja në perëndim ka bërë që tymi të pushtojë e të qëndrojë si re mbi gjithë parkun detar Sazan Karaburun. Pamja dhe një prezantim i parë për të gjithë ata që lundrojnë me anijet turistike.