Si do të jetë shteti bektashi? Është një pyetje që nuk e bëjnë vetëm një pjesë e madhe shqiptarëve, por edhe të huajt. Gazeta e njohur italiane, La Repubblica, i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit bektashti në vendin tonë, duke e quajtur si një rrugë liberale drejt Islamit. “Komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Edi Rama, i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë”