Një vatër e re zjarri është shfaqur në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit dhe prej 3 ditësh po mbahet nën kontroll nga Forcat e Armatosura të Divizionit të Kukësit. Është e vetmja zjarri në këtë majë pasi era po e favorizon më shumë përhapjen e flakëve ndërsa terreni është i vështirë për ndërhyrjen e zjarrfikësve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes është angazhuar një helikopter për t’ju ardhur në ndihmë.