Duket se vatra zjarri kanë rënë edhe në bashkinë Tropojë. Sipas një reagimi të kryetarit Rexh Byberi, vihet re që në vendepozitimin e mbetjeve në periferi të qytetit të Tropojës, disa herë ka rënë pre e zjarrvënies së qëllimshme. Në reagimin e tij, Byberi, këtë ngjarje e quan krimanale dhe aspak të përgjegjshme, pasi në këtë periudhë Tropoja po përgatitet për çeljen e sezonit turistik.