Në Maqedoninë e Veriut janë varrosur 59 viktimat që humbën jetën nga zjarri që kaploi një klub nate më 16 mars në Koçan. Në cermoninë mortore që u mbajt në qytetin ku ndodhi tragjedia, iu dha lamtumira e fundit 27 të rinjve, ku shumë qytetarë ndanë dhimbjen me familjarët e viktimave. Në Shtip, Probishtip, Strumicë e Shkup, po ashtu u mbajtën ceremoni varrimi për viktimat e tjera.