Mijëra qytetarë të martën në Burojë, i dhanë lamtumirën e fundit, Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçit. Vetë ai, nuk ishte prezent në ceremoninë e varrimit, pasi Gjykata Speciale i refuzoi kërkesën për leje të përkohshme. Në mungesë të tij, në varrim morën pjesë figura politike, bashkëpunëtorë e miq të Hashim Thaçit nga Shqipëria, Lugina e Preshevës e Maqedonia e Veriut.