Në fjalimin e lamtumirës për shkrimtarin e madh Ismail Kadare në homazhet e mbajtura në TKOB, kryeministri Edi Rama u shpreh se sot atë e mbron hija e Nënw Terezës. Rama zbuloi edhe një bisedë mes tyre, ku e kishte pyetur se pse nuk shkruante më, ndërsa Kadare i ishte përgjigjur, ‘ i kam thënë të tëra’ dhe sot tha kryeministri, ‘jam i bindur që Ismaili i ka thënë me të vërtetë çka kishte për të thënë’.