Mutacionet e ndryshme tashme po behen nje pjese e zakonshme e bashkejteses me njerezimin dhe varianti indian eshte me i fundit, i cili po shnderohet ne mutacionin dominant ne Britani, Evrope dhe me gjere. Dyfishimi i shifrave brenda javesh edhe pse ne numra mjaft te ulet, dhe dy dozat e vaksinave efektive jane tiparet mbizoteruese ne kete faze te pandemise. Rritja e numrit te rasteve pritej, nderkohe qe Britania eshte duke hapur per dite e me shume. Pjesa me e madhe e rasteve jane ne Angline veriperendimore dhe ne zona me predominance minorietesh nga India dhe Bangladeshi. Por te dhenat nga Shendeti Publik i Anglise tregojne se nga analiza e 5600 rasteve te variantit indian, 60 perqind e te prekurve kane qene te pavaksinuar dhe vetem 3 per qind ishin ploteishst te vaksinuar, nderkohe qe vetem 43 pacientet jane shtruar ne spitale deri me tani dhe nga 12 vetat qe kane vdekur nga Prilli ,8 ishin te pavaksinuar. Nje arsye kjo me shume per te vazhduar me shume me vaksinimin e popullsise. Nderkohe ne nje lajm po aq te mire nga qyteti me i prekur ai I Bolltonit ne verit e Mancesterit gjate 3 diteve te fundit, rastet jane sheshuar, madje edhe ne Indi vendi ka nga ka originen ky variant sot eshte regjistuar niveli me i ulet i rritjes se rasteve me kete variant. Por nese ky virus nuk shperthen e perhapet ne pjese te tjera, te vendit, nese spitalet nuk mbushen, sic nuk jane mbushur, e nese varianti do rezultoj me pak i transemueshem sesa mendohet, muajt e ardhshme dhe vera, do te jete e vera e lirise nga covidi. Dhe kjo do konfirmohet vetem brenda pak javesh.