Shtetet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, mund të përfitojnë njësoj si vendet që janë anëtarë, sipas Planin të Rritjes, që po diskutohet sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Kështu u shpreh Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, sipas të cilit, rajoni duhet të arrijë reformat që e bëjnë këtë plan funksional.