Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, deklaroi se drafti i ekipit menaxhues është pikënisje për diskutime të mëtejshme rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian ku u diskutua raporti për Kosovën për vitin 2022, Varhelyi tha se dialogu ka pasur përparim gjatë vitit të fundit.