Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit nis së shpejti “Varg Festival”, një tur takimesh dhe bisedash letrare me autorë shqiptarë dhe të huaj. Kjo nismë merr jetë në javën e parë të muajit korrik dhe vijon gjatë gjithë sezonit veror. Libri, lexuesi dhe trashëgimia turistike e cdo qyteti janë elementë që pritet ta zbukurojnë shijen e turistit vendas por dhe të huaj.