Përveç pasojave fizike të vapës një kujdes të madh i duhet kushtuar gjatë verës edhe shëndetit mendor. Në spitalin Psikiatrik të Vlorës në këto ditë të nxehta fluksi i vizitave është rritur. Mjeku psikiatër Stiliano Lepuri thotë se ka një shtim të rasteve, ndërsa ka dhe mosha të reja që kërkojnë të vizitohen.