Rritet numri i urgjencave në këto tenperatura ekstreme të korrikut në urgjencën e spitalit të Fierit. Sipas mjekut Kardiolog dhe Shef i Repartit të Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Rajonal Fier, Viktor Gjini këto temperatura ekstremisht të larta kanë ndikuar në rritjen e urgjencave dhe shtrimeve në spital. Vetëm në 24 orë numri i rasteve shkon nga 100 deri 200 pacientë apo rreth 20% raste të shtruara nga një periudhë e zakonshme.