Temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm numrin e personave që vazhdojnë të kërkojnë trajtim të shpejtë mjekësor në qendrat shëndetësore verore pranë plazheve të Durrësit dhe urgjencës spitalore. Situata është serioze ndaj strukturat për kujdesin shëndetësor lëvizin gjatë orëve të pikut edhe në zonat më të frekuentuara të qytetit të Durrësit për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe turistëve, si dhe informuar ata mbi rreziqet dhe kujdesin që duhet treguar.