Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës, vijon me akuzat se arrestimi i kandidatit Fredi Beleri është urdhëruar nga kreu i qeverisë. Dule tha para gazetarëve nga Vlora pas masës nga Gjykata e Vlorës se Beleri po mbahet peng nga Edi Rama, por do të lirohet nesër nga votat e himarjotëve.